Një 38-vjeçar me iniciale M.M., në qytetin e Kukësit është vënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me automjetin e tij tip “Mitsubish Pajero” 66-vjeçarin me iniciale I.A., banues në fshatin Zahrisht Has.

Mësohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie. I dëmtuari është dërguar në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që informacionet paraprake bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakDJEGA E MANDATEVE, RAMA: LARGOHEN SE NUK FITOJNË DOT ZGJEDHJET
Artikulli tjetërSPAHO: GJYQ POLITIK PROTESTUESVE, FLORENC HOXHA U TËRHOQ ZVARRË