Një sherr i nisur në ambientet e jashtme të një lokali mes dy shqiptarëve në Brescia, njëri 32 vjeç dhe tjetri 26 vjeç ka përfunduar me një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Chiari-t në Brescia të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë sot se dy shqiptarët janë zënë me njëri tjetrin për arsye ende të panjohura, e në sherr e sipër 32-vjeçari ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga bashkëkombasi i tij.

Policia është vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër dhe e ka arrestuar atë pak orë pas ngjarjes.

Artikulli paraprakIU REFUZUA LEJE QËNDRIMI NË GJERMANI, SHQIPTARI I JEP FUND JETËS, HIDHET NGA URA
Artikulli tjetërSYNOHET MBYLLJA E KLASAVE KOLEKTIVE, 33 MIJË NXËNËS DO VENDOSEN NË KLASA RESPEKTIVE