RADIKALI EKSTREMIS NGJALL TONET NACIONALISTE NË SERBI. Lideri i radikalëve serbë Vojsllav Sheshel ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë me ose pa ushtri.‘Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa ushtri.

Duam ta bëjmë këtë në paqe dhe rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve dhe politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati, ushtria serbe do të kthehet o sot o nesër”, tha Sheshel.Sheshel thotë se do e vizitojë Kosovën edhe pse e di se do ta ketë të vështirë.‘Nuk do të më lëshojnë në kalimet administrative por më duhet të shkoj ilegalisht nëpërmjet ndonjë rruge dhish që të mos më ndalë policia. Do t’i vizitoj Mitrovicën, Prishtinën e Graçanicën. Mund të më vrasin por jo edhe të më ndalin”, tha ai.Ai ka treguar se në qendrën e paraburgimit në Hagë ka takuar Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn dhe se ka kaluar mirë me ata.“Në Hagë takova Fatmir Limajn që nuk e di nëse ende është nënkryetar i PDK-së e njoh Ramush Haradinajn e tjerë shqiptarë që kanë qenë në Hagë. Ne jemi shoqëruar, flisnim se  secili ka luftuar për interesat e popullit të tij. Aty kurrë nuk pati telashe shqiptaro-serbe”, theksoi ai.

 

 

 

Artikulli paraprakAKT-MARRËVESHJA, OSHEE FTON QYTETARËT
Artikulli tjetërOSHEE, ULEN HUMBJET RRITEN ARKËTIME