NË LUMIN MAT SITUATA ALARMANTE, RREZIKOHEN URAT .

Shfrytëzimi pa kriter i inerteve në lumin Mat, vijon me të njëjtin intensitet pavarësisht masave të marra për ndalimin e këtij fenomeni.

Ekskavatorët e vijojnë punën e tyre normalisht pa u shqetësuar nga askush, teksa çdo ditë marrin sasi të konsiderueshme zhavorri nga ky lumë.

Këto mjete punojnë fare pranë urave, ndonëse me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2000, nuk lejohet marrja e inerteve në një distance më të afërt se 500 metra nga urat.

Marrja dhe shfrytëzimi i këtyre inerteve vazhdon të sjellë pasoja dhe rrezik serioz për urat e ndërtuara mbi këtë lumë, këmbët e të cilave kanë dalë në sipërfaqe jo pak por 2-3 metra gjë që paraqet rrezik për shembjen e tyre.

“Ura e Zogut” është ajo që ka pësuar më shumë dëme nga kjo batërdi, teksa ka pësuar gërryerje të mëdha.

Premtimet e pushtetit vendor dhe atij lokal për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve kanë mbetur vetëm në letër.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ME 61 NJËSI VENDORE
Artikulli tjetërREAL MADRID, EKIPI MË I FRIKSHËM NË BOTË