Karitasi shqiptar ka zhvilluar tryezën e dytë me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe të Malit të Zi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge të cilët shfrytëzohen për punë në shtetin fqinj por edhe pjesë shqiptare.

Menaxherja e projektit Danjela Shkalla tregon problematikat që vetë instuticoionet kanë nxjerrë gjatë takimit të parë..

Gjatë takimit të dytë janë vendosur edhe disa prej prioriteteve dhe masave që duhet të marrin institucionet në Shqipëri dhe Malin e Zi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge që shfrytëzohen për punë.

Shifra reale se sa fëmijë janë në situatë rruge aktualisht nuk ka por prania e tyre në doganën e Muriqanit apo edhe në Malin e Zi tregon qartë se problemi është serioz.

Çdo ditë me dhjetra fëmijë në situatë rruge shfrytëzohen për punë në Shkodër. Pavarësisht shumë takimeve, projekteve apo edhe fondeve të pafundme nga bashkia Shkodër apo të tjerë sërish mbetet një problem i pazgjidhur.

 

 

Artikulli paraprakSENIDA MESI: QENDRA E INTEGRUAR EDHE NË SHKODËR
Artikulli tjetërFINALJA E EDICIONIT TË TRETË “VOLEJ-POJA BEACH TROPHY”