Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Asti të Italisë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet fjalë për tre burra të moshës nga 29 në 33 vjeç, G.E., K.F., S.E., dhe prostitutën J.A., 28 vjeç.

Sipas akuzës, këta favorizonin e shfrytëzonin prostitucionin duke nxjerrë në rrugë rreth dhjetë vajza të reja në rrugën Savona dhe rrugën Alessandria.

Hetimet e operacionit ‘New generation’ nisën më 2016 për shkak të disa kërcënimeve me vdekje karshi disa prej vajzave për shkak të afrimit me një bandë rivale e cila kërkonte të merrte të rejat, njëra prej të cilave i mbushi 18 vjeç gjatë kohës së prostituimit.

Janë edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë’, shpjegon komandanti i skuadrës së lëvizshme të Astit, Loris Petrillo, gjatë konferencës së shtypit në kuesturë. Secila prej vajzave fitonte deri 600 euro në natë, duke punuar nga e hëna deri të enjten.

Artikulli paraprakZV/KRYEMINISTRJA FLET PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërPOLICËT “LUFTË” ME SHITËSIT E MISRAVE TË PJEKUR