Policia e Korçës ka ndaluar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

“Policia bëri ndalimin e shtetasve Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R.T, 19 vjeç, banues në Korçë.”

Uniformat blu gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë pronaren e lokalit ku ushtrohej aktiviteti. Bëhet fjalë për shtetasen K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Veprimet e policisë erdhën pas denoncimit të rastit në emisionin invstigativ “Stop”.