Dhuna ndaj grave, po vazhdon që të jetë një fenomen në shoqërinë kosovare. Rrahje, keqtrajtime dhe deri në vrasje të grave, janë ngjarjet që kanë shënuar rritje gjatë këtij viti në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, 628 raste të dhunës ndaj grave janë shënuar vetëm gjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti në Kosovë.

Në gjashtë mujorin e parë, qershori kishte prirë për nga rastet e dhunës ndaj grave, me gjithsej 122 raste.

1 5 2