Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, tashmë do të zgjerohet dhe kapaciteti i testimeve.

Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila deklaroi sërish sot se tashmë është hapur laboratori i dytë në QSUT, me një staf të kualifikuar.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

🔴#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅
👩🏻⚕️👨⚕️ Staf i kualifikuar
🔬🧪🧫 Laborator i çertifikuar

‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë🙏🏼
😷 Vendose maskën
↔️ Ruaj distancën
🧴Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive

Bashkë kundër 🤜#COVID19🤛