Të paktën 11 vetë, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e vazhdueshëm në Brazil. Shumë persona kanë humbur ndërsa vdekje po raportohen çdo ditë e më shumë nga katastrofa që ka pushtuar vendin

Departamenti i Emergjencave të Shtetit njoftuan dje se katër vetë vdiqën kur një shtëpi u shemb në periferi të qytetit më të madh të Brazilit Sao Paolo. Gjithashtu në njoftim flitej edhe për dy personatë cilët u mbytën në lumin Tamanduatei.

Autoritetet njoftuan se janë rrëzuar më shumë se 180 pemë dhe shumë rrugë u bllokuan.

Shirat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ushtria është mobilizuar në ndihmë të njerëzve.