Periudha e dimrit dhe e shirave, për shkak edhe të intensitetit të lartë të këtyre të fundit kanë një ndikim të madh negativtek mjedisi. Përveç prurjeve të mëdha të cilat vijnë nga Njësi Administrative të ndryshme, qoftë edhe jashtë Qarkut Shkodër, problematikat vijnë me marrjen me vete të një numri të madh mbetjesh dhe inertesh. Sipas kryeinspektorit të Inspeltoriatit të Mjedisit, Edmond Tërthorja, këta inerte dëmtojnë ndjeshëm edhe derdhjet në liqene dhe në bregdetin e Velipojës.

Megjithatë, problematikat e mbetjeve kanë patur përmirësive vit pas viti.

Tërthorja shprehet se numri i mbetjeve është rritur shumë më shumë, por sensibilizimi si i popullatës dhe institucioneve tashmë është më i lartë.

Mbetjet dhe inertet që rrjedha e lumenjve sjell me vete janë kthyer në problemaike të mëdha, sidomos në grykëderdhjen e lumit Buna në Detin Adriatik në Velipojë.

Ka patur vazhdimisht nisma sensibilizuese, por duhet bërë më shumë që problem të marrë zgjidhje.

Artikulli paraprakSHOQËROHET KUNATA PËR KRIMIN NË VLORË
Artikulli tjetër“100 VENDE TË PAAUTORIZUARA PËR MBETJET”