Shiringat e së ardhmes do të ndërtohen duke ndjekur modelin e shpimit të mushkonjave, të cilat kur pickojnë nuk ndjehen.

 

Tani për tani kjo është vetëm një ide, por që një grup shkencëtarësh nga Ohio State University po punon pikërisht mbi këtë projekt për të bërë të mundur një injeksion pa dhimbje.

 

Grupi i kërkuesve, duke ju referuar literaturës mbi këtë argument është përqendruar pikërisht në sekretin e insektit të bezdisshëm. Mushkonjat në momentin qe na pickojnë lëshojnë me pështymën e tyre një enzimë që ka efekt mpirës.

 

Teksa thith gjakun struktura që e bën të mundur vibron teksa penetron nën lëkurë, duke reduktuar presionin dhe ndjesinë, dhe së fundi ajo ka formën e një sharre, e cila e bën më të lehtë dhe të padhimbshëm pickimin.

 

Kështu të gjitha këto armë sekrete do të përdoren nga shkencëtarët për të ndërtuar shiringën e së ardhmes, me një age shumë të hollë, e cila nuk do shkaktojë dhimbje dhe nuk do ndjehet gjatë injeksioneve.

Artikulli paraprakYJET E HOLLIVUDIT VIJNË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHTETAS TURQ NË MURIQAN