Ulja e temperaturave ka ndikuar në zonën turistike të Shirokës në ditët e para të muajit. Qytetarët shkodran kryesisht kanë zgjedhur të frekuentojnë zona më të afërta të qytetit për të kaluar momente relaksuese.

Siç shihet edhe nga pamjet, edhe pse është fundjavë, numri i kalimtarëve Shirokë është mjaft i ulët, krahasuar me fundjavat e kaluara kur temperaturat nuk kanë qenë kaq të ulëta.

Lëvizjet më të shpeshta janë ato të banorëve që jetojnë në këtë pikën turistike të Shirokës.

Pavarësisht stinës së dimrit dhe temperaturave të ulëta, Shiroka përveç bukurisë natyrore që ka nuk të ofron më shumë.

Pavarësisht se në festat e fundvitit dhe ditët e para të janarit qyteti është pothuaj aq i populluar sa sezoni i verës nga emigrantët që kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri,

pamja që të ofrohet në qendër të Shirokës mund të ketë edhe ajo ndikimin e saj. Punimet për ndërtimin e rrugës, të cilat po ecin me ritme të ngadalta të largojnë nga idea e një zone turistike si ajo e Shirokës.

Me përfudnimin e punimeve dhe rritjen e temperaturave pritet që qytetarët shkodranë të drejtohen sërish drejt pikës turisktike të Shirokës për të bërë shëtitjen e përditshme në pedonale atje apo për të frekuentuar restorantet e zonës.

Artikulli paraprakFRIKË PËR MARADONËN, SHTROHET ME URGJENCË NË SPITAL
Artikulli tjetër“FOOTBALL LEAKS”, MAN CITY KËRCËNOHET NGA UEFA