Shiroka është një prej zonave turistike më të bukura të territorit të Shkodrës, e cila edhe në sezonin që po lëmë pas (edhe pse me “një mijë halle) nuk zhgënjeu sa i takon numrit të turistëve.

Probelemet me ujin e pijshëm dhe mbeturinat e shumta në këtë zonë, janë vetëm dy nga problematikat të cilave vendasit, por edhe vizitorët e patën të mundur t’u shmangën edhe këtë verë.

Në qendër të Shirokës ndodhen dy kazanë mbeturinash, që gjithmonë janë të tejmbushur duke bërë që të hidhen dyshime nëse shërbimi i pastrimit i bashkisë Shkodër mbërrin apo jo deri në këtë zonë.

Por papërgjegjshmëria institucionle ndërthuret me atë qytetare. Panorama e pashembullt plotësohet edhe nga bagëti që kullosin në terezinë e tyre, duke dëmtuar lulishtet e vogëla të krijuara nga bizneset private përreth.

Kjo është pamja që ju shoqëron edhe këto ditë vjeshte në Shirokë, me shpresën që deri verën e ardhshme zona të shikohet dhe vlerësohet si një motor i zhvillimit ekonomik në Shkodër.

Pasi si në rrallë zonë tjetër, malin dhe liqenin i ndan vetëm një rrugë!

/ Star Plus TV /