U trumpetua si një ndër investimet më të sukseshme të bashkisë Shkodër por është për të ardhur keq se si ky plazh është katandisur sot.

Ndërtesat prej druri në shërbim të pushuesve ditor kanë degraduar si mos më keq. Në brendësi të tyre konstatuam sasi zhavori e cila nuk dihet përse ka përfunduar aty, në vend që të shfrytëzohej nga këto pushues të cilët janë fanatikë të hershëm të frekuentimit të Shirokës.

Plazhi i cilësuar si publik frekuentohet mjaft edhe nga të rinjtë.Ndërkohë tabela informuese në shërbim të turistëve nuk ekziston fare. Ajo ka rënë përtokë e mbuluar nga shkurret.

Kjo gjendje aspak funksionale dhe tejet e shëmtuar paraqitet problematike edhe per banoret e Shirokes te cilet kerkojne nga bashkia ose ti heqi plotesisht ose te vihen ne funksionin e duhur.

Plazhi publik i Shirokës, i financuar me një shumë prej 80 milion lekësh të vjetra 4 vite me pare, i trumpetuar si një prej investimeve më të suksesshme sot ka degraduar si mos më keq.

 

Artikulli paraprakRAMA SHTRËNGON DUART ME PRESIDENTIN E SHBA, DONALD TRUMP
Artikulli tjetër“MOS I VRISNI QENTË”