Dëmtimet e qytetareve ndaj investimeve publike vazhdojnë të jene prezente në qytetin e Shkodrës. Kështu në shëtitoren e Shirokës së fundmi janë evidentuar dëme të mëdha në parmakët e anësore të saj. Në pamje të parë mendohet se ky dëmtim ka ardhur nga drejtuesit e automjeteve të cilët duke humbur kontrollin e mjetit përplasen me parmakët anësore .

Dëmtimi i parë është kryer në fillim të shëtitores ndërsa tjetri në gjysmën e rrugës.Një numër i konsiderueshëm personash nga qyteti i Shkrodrës e turistë të ndryshëm preferojnë të kalojnë momente relaksi në këtë zonë.

Megjithatë, me kalimin e viteve, edhe Shiroka si shumë të tjera në Shkodër ka rënë pre e vandalizmave të vazhdueshme, duke i prishur jo pak imazhin Perballe përsëritjes se vazhdueshme te demtimeve te investimeve publike ne Shkoder,

Bashkia e ketij qyteti permes Drejtorisë së Sherbimeve publike, i ka ribere thirrje qytetareve qe te mbrojne investimet e perbashketa, e te denoncojne çdo rast

Bashkia gjithashtu ka kerkuar edhe bashkepunimin e policise dhe organeve te drejtesise, qe te identifikojne dhe vene para pergjegjesise personat ne fjale, qe po i shkaktojne nje dem te konsiderushem ekonomik kësaj bashkie.

Zona e Shirokës është një ndër më të vizituarat edhe fal afërsisë më qytetin e Shkodrës. Investimi i kryer pak vite më parë në këtë rrugë me një gjatësi prej rreth pesë kilometrash u bë i mundur nga fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare.