Ndërtesat prej druri, një investim i disa viteve më parë në plazhin e Shirokës kanë dalë plotësisht jashtë funksionit. Investimi vite më parë në këtë zonë nga Bashkia Shkodër është kryer me qëllim për të përmirësuar shërbimin e turizmit ditor por që në fakt asnjëherë nuk janë përdorur si të tilla nga ana pushuesit.

Një qytetar shkodran i cili ka zgjedhur Shirokën për të kaluar disa orë të ditës , thotë se gjendja në të cilën ndodhen këto ndërtesa nuk është aspak normale, ndaj duhet të vihen në funksionin e tyre ose të hiqen nga aty pasi janë totalisht të dëmtuara.

Si frekuentues i rregullt i Shirokës ky pushues thotë se këtu ka patur tre ndërtesa prej druri të cilat kanë qënë funksionale më parë, ndëërsa tani është vetëm një e cila është e mbushur me mbeturina.

Një shqetësim të tillë e kanë paraqitur prej kohësh qytetarët por deri më tani institucionet nuk kanë marrë asnjë masë që këto ndërtesa prej druri të kthehen në gjendjen e mëparshme që të shfrytëzohen nga pushuesit që frekuentojnë Shirokën.