Në Shirokë, buzë liqenit, bashkia Shkodër ka rikthyer pas disa kohësh “Kinemanë Verore”. Në natën e parë të këtij edicioni u shfaq kinokomedia shqiptare “Çifti I lumtur”.

Vinifreda Gazulli, përgjegjëse në Drejtorinë e Sportit dhe Kulturës pranë Bashkisë Shkodër tregon se ky aktivitet ishte programuar që në fillim të vitit Ndërsa tregon se Shiroka ishte hapësira e duhur për “Kinëmanë Verore” në këtë periudhë pandemie.

Vetem nata e parë e “Kinemasë Verore” është organizuar me fondet e bashkisë Shkodër bën të ditur Gazulli. Ajo fton bizneset në Shkodër të sponsorizojnë në shtrirjen e këtij aktiviteti gjatë gjithë verës.

Kinemaja verore tërhoqi interesin e qytetarëve shkodranë të cilët të ulur në shkallët e sheshit Shirokë shijuan filmin shqiptar “Çifti I lumtur” në netët e freskëta të verës.