Me fondet dhe forcat e tyre banoret e fshatit Shirq të Njësisë Dajç po ndërhyjne ne mirëmbajtjen e rrugës së bregut të kanalit në afërsi të nënstacionit të Shirqit.

Janë rreth 1200 metra rrugë , që prej 30 vitesh nuk kanë njohur ndërhyrje. Ky segment rrugor lidh tre fise të fshatit Shirq ,

gjithashtu sipas banorëve rruga kryen funksionin e Argjinaturës dhe është pika kyce nga e cila cenohet i gjithë fshati prej përmbytjeve . Mirëpo krahas kësaj investimet nga ana e institucioneve përgjegjëse kanë qenë të munguara.

Banorët thonë se në kohën e përmbytjeve për këtë rrugë u dha premtime që të nisin punimet për ta kthyer atë në argjinaturë.Mirëpo asgjë nuk u bë.

Për këtë banorët kanë dërguar mjaft ankesa institucioneve përgjegjëse, duke I vene në dijëni për problemin e tyre mirëpo deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të irrituar banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse mirëmbjtjen dhe nivelimin e rrugës.

Një tjetër problem I fshatit Shirq janë dhe përmasat e vogla të kolektorëve që përdoren për kullimin e tokave.