Policia italiane ka vënë në pranga 7 persona, të cilët veproni dhe shisnin makina me targa të huaja, por sipas policisë, ky akt bazohej në mashtrim dhe me dokumente false.

Në mesin e të arrestuarve raportohet edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Karabinierët në zonën e “Radiomobile Core” të Romës kanë kontrolluar makinat me targa të huaja. Fokusi ishte në automjetet e regjistruara jashtë vendit dhe që qarkullonin në kryeqytet.

“Policia ka kryer hetime, madje edhe me ndihmën e pajisjeve të sofistikuara, ku më pas janë konstatuar letrat e automjeteve dhe licenca të lëshuara nga autoritetet e huaja si të falsifikuara”.

Hetuesit kanë raportuar se në pranga kanë rënë: Katër rumunë, një Maroken, një shqiptar dhe një shtetas i Moldavisë. Ky biznes i paligjshëm është goditur tashmë dhe autoritetet italiane kanë konfiskuar të gjithë dokumentet e falsifikuara.