Trotuaret janë zaptuar nga tregëtarët ambulant.Në afërsi të lagjes“Perash” në rrugën e “Qaf Hardhisë” trotuaret janë zënë nga shitësit që tregëtojnë fruta-perime.Pa u shqetësuar aspak e shtrijnë aktivitetin e tyre përgjatë gjithë trotuarit.

Nga ana tjetër policia bashkiake duket se është inekzistente, asnjë inspektor nuk duket në terren.Pavarësisht se qytetarët shkodranë pagujanë taksat hapësirat e tyre i kanë të zaptuara. Shpesherë në rrugë krijohet kaos mes kalimtarëve dhe shoferëve.

Kjo vështirësohet akoma më shumë për fëmijët dhe të moshuarit.Kjo është një pamje që të shoqëron përgjatë gjithë qytetit të Shkodrës.

Policia bashkiake ndjehet e pafuqishme për të ndërhyrë, policia e rendit dhe ajo e qarkullimit nuk e kanë objekt të veprimtarisë së tyre, ndaj edhe qytetarët nuk e dinë se ku të drejtohen për të kërkuar zgjidhjen e këtij problemi.

Ka qënë viti 2007 kur bashkinë e Drejtonte deputeti i qarkut të Shkodrës Lorenc Luka kur rrugët e trotuaret e Shkodrës u pastruan nga policia bashkiake ku asnjë shitës ambulant nuk u lejua të ushtrojë aktivitetin e tyre nëpër trotuare.

Megjithatë ky projekt ishte i përkohshëm pasi shitësit ambulant nisën që të dalin si kërpurdhat pas shiut duke zënë trotuaret dhe cdo hapësirë publike. Në fakt bashkia duhet që të mendojë për këto tregtarët të cilët i tregtojnë prodhimet e tyre në kushte aspak të favorshme në mes të rrugës.