Shitja e gjësë së gjallë në shumë rrugë të qytetit të Shkodrës po dëmton konkurrencën në treg për shumë biznese që paguajnë rregullisht taksat.

Krahas kësaj, shitjet e pakontrolluara rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Shqetësimi është ngritur nga veterineri i tregut të gjësë së gjallë në Golem të njësisë administrative Rrethina, i cili kërkon ndërhyrjen e instancave përkatëse.

Sa i përket kushteve të vendosura nga Drejtoria e Bujqësisë për mirëmbajtjen higjeno-sanitare, Ndou thotë se tregu i Golemit është brenda standardeve të kërkuara.

Pavarësisht se qëndron i hapur gjatë gjithë javës, tregu i gjësë së gjallë në Golem shërben kryesisht gjatë të dielave, ndërsa ditët e tjera të javës fermerët shesin të pashqetësuar në shumë rrugë të Shkodrës.

Artikulli paraprakKREZMIMET, 105 TË RINJ MARRIN SHPIRTIN E SHENJT
Artikulli tjetërTË VEGJËLIT E MËDHENJ, NË SHKODËR PËR TË 55-tën HERË