Shitjet botërore të smartfonëve kanë regjistruar një rritje të lehtë në tremujorin e tretë të vitit 2019, për herë të parë në dy vite, sipas një studimi.

“Blerjet e smartfonëve janë rritur me 2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 336 milionë aparate të shitura”, sipas kabinetit “Strategy Analytics”.

Prodhuesi koreano-jugor “Samsung” mbetet numri një botëror i kësaj industrie, kinezi Huawei ruajti pozicionin e dytë pavarësisht sanksioneve amerikane dhe Apple plotëson podiumin, sipas “Strategy Analystics”.

“Kërkesa botërore për smartfonë është rritur në sajë të një konkurrence të fortë të çmimeve të shitësve dhe risive të tilla si ekranet më të mëdha dhe rrjeti 5G”, theksoi Linda Sui, analiste për kabinetin.

Samsung ka konsoliduar pozicionin e tij të liderit botëror duke i rritur shitjet me 18% tremujorin e fundit me 78 milionë aparate të shitura duke zënë 21,3% të tregut.

Huawei ka befasuar duke shitur 66 milionë aparate (+29%), duke zënë 18,2% të tregut pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni.

Studimi konfirmon se shitjet e ‘iPhone janë ulur me 3% në raport me vitin e kaluar pasi Apple ka shitur 45,6 milionë aparate dhe duke zënë 12,4% të tregut.

Artikulli paraprakITALIA JASHTË NGA BASHKIMI EUROPIAN, ËNDRRA E PËRSËRITUR E TRUMP: NEGOCIOJMË BASHKË
Artikulli tjetërKIE: SITUATË TRONDITËSE NË KAMPET E IMIGRANTËVE NË ISHUJT E DETIT EGJE NË GREQI