Një prej rrugëve në qytetin e Shkodrës vazhdon që të jetë totalisht e amortizuar. Ka mjaftuar pak shi që rruga “Ethem Kazazi” në qender të qytetit të mbushet me ujë në shumë pjesë të saj.

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve. Nje pjesë e tyre e kanë humbur besimin nga premtimet e shumta ndaj nuk dëshirojnë që të prononcohen

Rruga “Ethem Kazazi” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një aks i rëndësishëm për një numër të madh qytetarësh ai segment në këto 25 viteve është amortizuar plotësisht.

Përgjatë gjithë asaj rruge që ka një gjatësi më shumë se një kilometër qarkullimi është shumë i vështirë. Në gjithë gjatësinë e atij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike. Në fakt banorëve të rrugës Ethem Kazazi shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është

bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve. Sa i përket vetë banorëve disa herë janë ankuar dhe kanë kërkuar që të rikonstruktohet ai aks por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E FUNDIT NË BE PËR SHPENZIMET NË SHËNDETËSI
Artikulli tjetërPRESIDENTI META: I SHTYVA ZGJEDHJET SE DO DIGJEJ PARLAMENTI