Ka mjaftuar shiu i rënë gjatë natës në Shkodër për të risjell të njëjtën situatë që banorët e një blloku pallatesh në “Tepe” e vuajnë gjatë gjithë stinës në dimër.

I vendosur në afërsi të ish Fushës së Druve, ky bllok pallatesh, përballet me këtë situatë prej vitesh të tëra, ndërsa lëvizja e banorëve vijon të jetë problematike.

Fëmijët, në mungesë të një alternative më të mirë, janë të detyruar të luajnë me top në mes të ujit dhe baltës.

Si gjithmonë, për çdp pjesë tjetër të qytetit nuk kanë munguar premtimet nga politoka.

Banorët janë ankuar në shumë raste, por deri më sot asgjë nuk është bërë për të përmirësuar situatën.

Në gjendje të mjeruar është edhe lulishtja, e cila gjendet në mesin e këtyre pallateve.

Ndërkohë, rreziku shtohet edhe me këtë shtyllë të zhveshur në mesin e saj, e cila mund të rezultoj fatale për fëmijët që lëvizin aty çdo ditë.

 

Artikulli paraprakGRETA BARDELI GJONI & ERJONA CANAJ VIJNË ME NJË LIBËR
Artikulli tjetërXHAKA E SHAQIRI DHE SHQIPONJA DYKRENARE