Shkollat e mesme të Shkodrës kanë nisur vendosjen e pjesëve të ndryshme teatrale në teatrin “Migjeni”. Ky bashkëpunim mes teatrit dhe vetë shkollave synon nxitjen e të rinjve si dhe evidentimin e ndonjë elementi të mundshëm si aktor të ardhshëm.

Shkolla e parë që hapi “Youth Theatre Fest 2019” është “Shejnaze Juka” me dramën “Emigranti”. Mësues dhe nxënës të shkollave pjesëmarrëse u treguan indiferent ndaj shfaqjes duke e braktisur sallën që në ditën e parë të festivalit.

Regjizori i shfaqjes “Emigranti”, aktori Nikolin Ferketa thotë se vënia në skenë e një shfaqje të tillë nga të rinj të cilët e duan artin nuk ishte e vështirë.

Anëtari i jurisë, Agron Dizdari e vlerëson rikthimin e festivalit të të rinjve në teatër.

Festivali i teatrit me shkollat e mesme të Shkodrës do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme ndërsa në fund juria do të ndajë çmimet për shkollat me interpretimin më të mirë.