Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 oreshit fillimisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim e gradualisht në orët e paradites do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit me intensitet deri mesatar.

Pas orës 14:00 reshjet e shiut do të fitojnë intesitet deri të lartë kryesisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohe edhe me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës të vrullëshme me shpejtësi deri 25m/sek,kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Deti i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë :

-Zonat malore 13°C deri 25°C
-Zonat e ulta 17°C deri 28°C
-Bregdeti 17°C deri 28°C