Shkarkohen 46 punonjës të Hipotekave dhe ALUIZNI-t. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj përmes një deklarate për mediat u shpreh se 46 punonjës janë shkarkuar pas ankesave të qytetarëve,

ndërsa 18 janë paralajmëruar dhe 29 të tjerë kanë marrë vërejtje, pasi nuk u kanë shërbyer qytetarëve. Ministrja tha se pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes janë kryer analizat përkatëse duke sjellë shkarkimet, ndërsa shtoi se ende ka punonjës që duhet të largohen.

Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve, ndërsa ishin sorollatur me vite të tëra. Qytetarët nuk kanë qenë në kërkim të mikut apo sekserit, por vendosën në provë platformën e bashkëqeverisjes.

Por ende ka punonjës që duhet t’i largojmë së bashku. Cdo ankesë që ka buruar nga papërgjegjshmëria e administratës ka ndihmuar në pastrimin e zyrës nga këta punonjës.

35 shkarkime iu shtohen edhe 46 shkarkime të punonjësve të Hipotekës dhe ALUZINI-t janë paralajmëruar 18 të tjerë për shkarkime, për 29 të tjerë është marrë masa vërejtje me shkrim, por analizohen edhe kushtet e veprës penale.

Kushdo që pengon apo bllokon apo vonon qytetarët është problemi ynë i përbashkët.

Artikulli paraprakPËRDHUNOI 15 VJEÇAREN , ANALIZA E ADN-SË VËRTETON ATËSINË E FOSHNJËS
Artikulli tjetërSHERR ME ARMË ZJARRI, 32-VJEÇARI QËLLOI DREJT DY PERSONAVE