Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Aleks Nikolli. Komisioni (KPK) konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit Nikolli, ndërsa ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmim.

Komisioni konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2.

Aleks Nikolli u hetua nga Vettingu vetëm për pasurinë dhe jo për pastërtinë e figurës apo aftësinë profesionale gjë për të cilën kanë debatuar ashpër duke kërkuar një arsyetim me shkrim se përse është hetuar vetëm për pasurinë por kjo kërkesë e tij u rrëzua dhe më pas u mor vendimi për shkarkimin nga detyra në sistemin e drejtësisë.

Aleks Nikolli është një nga tre gjyqtarët që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar gjë për të cilën prokuroria për krime të rënda çeli një hetim ndaj këtyre tre gjyqtarëve duke kontrolluar banesat dhe duke kërkuar kçyrjen e telefonave. P

rokuroria për krime të rënda iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për pushimin e çështjes por kjo Gjykatë e ktheu edhe njëherë çështjen sepse telefoni i gjyqtarit që u shkarkuar Aleks Nikolli nuk ishte hapur ende duke bërë që dosja të vijojë të jetë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar.

Aleks Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Artikulli paraprakVRASJA SHKODËR, DETAJE TË REJA, GJ. BORIÇI DY PLUMBA NË KOKË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, BRDARIÇ: DUA FUTBOLL TË SHPEJTË DHE DISIPLINË