Qentë endacakë janë kthyer në temë diskutimesh gjatë ditëve të fundit. Alma Puka, aktiviste e shoqërisë civile, iniciatore e grupit të vullnetarëve që hartuan peticionin për largimin e qenve nga rruga, thotë se prej një viti nuk është marrë asnjë masë sa i përket kërkesave të paraqitura në peticion.

Qytetarët shkodranë nuk janë të vetmit që rrezikohen nga lëvizja e lirë e qenve të pavaksinuar. Alma Puka, tregon rastin e një turisti të huaj. Gjatë vizitës së parë në qytetin e Shkodrës, ai ëshët sulmuar nga qentë në qendër të qytetit.

Janë të shumta rastet kur në rrugët më të populluara në qytetin e Shkodrës, prania e qenve për disa është e frikshme. Strehimi i këtyre kafshëve është një problem që kërkon zgjidhje nga shoqëria civile, grupet e interesit dhe shoqatat që mbrojnë kafshët.

Pavarësisht kërkesave për bashkëpunim, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë fenomen në rrugët e qytetit.