Festa e gruas në qytetin e Shkodrës nuk është pritur si ditë feste nga shoqata gruaja tek gruaja, shoqatë e cila është në mbrotje të grave .Kështu të veshura me të zeza në shenjë zie për viktimat e dhunës ,

gratë e kësja shoqate por jo vetëm kanë protestuar në heshtje në qëndër të qytetit ku shumë qytetarë i janë bashkuar kësja nisme .Sipas organizatoreve

kjo protestë erdhi si kundërpërgjigje ndaj të gjitha krimeve që janë bërë nga fillimi i vitit 2019 ndaj të gjitha grave. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës që të denoncojnë rastet e tyre para se të jetë tepër vonë.

Ndërkohë, Besara Podgorica koordinatore e organizatës “Gruaja tek gruaja” tha se 8 gra dhe vajza janë vrarë që nga fillimi i këtij viti dhe se kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë shoqërinë.

Protestës së zisë përveç përfaqësueseve të institucioneve dhe nxënësve të shkollave të mesme iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët në heshtje ngritën zërin për të drejtat e femrës në shoqërinë shqiptare.