Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në pranga kanë rënë 4 shtetas grekë dhe 3 shqiptarë, njëri prej të cilëve kreu i grupit.

Policia asgjesoi më shumë se 600 fidanë kanabis, si dhe sekuestroi një sasi marijuanë me peshë 8,1 kg dhe 9.200 euro cash.