Policia në Austri ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua nga policia e qytetit të Grazit në një apartament me qira në Deutschlandsberg, ku u gjetën edhe 180 kilogramë marijuanë dhe gjysmë kilogramë kokainë.

 

Operacioni i koduar “Multipower II” ka zgjatur për 1 vit dhe përfundoi me arrestimet e fundit në datën 4 janar. Po sipas kësaj media, kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria dhe kontrabandohej në Deutschlandsberg. Të arrestuarit janë austriakë, gjermanë, serbë, shqiptarë, kosovarë dhe bosnjakë të moshës 20-50 vjeç. Hetimet vendase kanë zbuluar se trafikanti kryesor i drogës vepronte në një kompani ndërtimi dhe punësonte shtetas shqiptarë me pasaporta të falsifikuara.

“Ky ishte operacioni më i madh i drogës vitet e fundit”, tha shefi i departamentit të kriminalistikës, duke vlerësuar punën e hetuesve.

Artikulli paraprakKU MUND TA SHIKOJ STAR PLUS TV?
Artikulli tjetër47-VJEÇARI I HELMON PULAT DHE QENGJAT FQINJËS