11 persona janë arrestuar në Fier dhe Patos si pjesë e një organizate që trafikonte drogë drejt Greqisë.

Burimet zyrtare të Policisë në me dije se në kuadër të operacionit të koduar “BISTRICA 2019” u arrestuan 4 persona në kushtet e flagrancës ndërsa për 7 të tjerë u zbatuar urdhri i ndalimit i dhënë më parë nga Gjykata.

Sipas po të njëjtave katër persona u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

ndërsa një muaj më parë në Kapshticë u godit një tjetër rast trafiku po nga i njëjti grup, ku në një mjet u gjetën 68 kg kanabis. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së një tjetër anëtari të organizatës në fshatin Greshicë, Mallakastër u gjetën armë zjarri e municione.

Njoftimi i policise

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit;

E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhërat e ndalimit për shtetasit;

P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier.

A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e veprave penale ”Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në tërësi u sekuestruan:

145.6 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;

4 automjete te markave te ndryshme;

Një sasi vlerash monetare

14 aparate celularë me kartat sim të markave të ndryshme.

3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.