15 persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar në Katalonja të Spanjës.

E përditshmja spanjolle “El Periodico” shkruan se hajdutët e kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në autostradën La Jonquera pranë Barcelonës.

Kamerat e sigurisë përgjatë rrugës kanë filmuar gjithçka. Gazeta spanjolle shkruan se 15 të arrestuarit janë nga Kosova.

Në fillim bënin sikur përplasnin automjetin e një qytetari, kur ai dilte nga makina dhe kontrollonte, njëri prej skifterëve hynte nga dera tjetër.

Arrestimet u kryen më 6 qershor në qytetet: Barcelona, Badalona, Vilanova dhe Castelldefels, por lajmi u bë i ditur sot nga mediat vendase.

Të arrestuarit akuzohen për krim të organizuar, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe, në një rast, vjedhje me kërcënim.