Shkatërrohet nga Policia e Citadel-as në Itali, një bandë trafikantësh droge, e përcaktuar nga hetuesit “e pamëshirshme”, e cila kishte qendrën në Padova,

por që e kishte zgjeruar fushën e aktivitetit të saj edhe për Bassano dhe krahinat e Treviso dhe Venedik, duke arritur një qarkullim rreth 100 mijë euro në muaj.

Për pasojë janë kapur pesë persona arrestohen: tre qytetarët shqiptarë që banojnë në Piombino Dese dhe Tribano, kanë përfunduar në burg dhe dy italianë, nën arrest shtëpiak në Loreggia dhe Piombino Dese. Dy persona të tjerë janë në kërkim.

Ata u identifikuan pas disa raporteve për takime anormale dhe në rrugë dhe në disa vende publike në Padova, në mesin e shumë të rinjve, duke përfshirë studentët, dhe të huaj. Gjatë kontrolleve, janë kapur bllokuar edhe një kilogram marihuanë, 225 gram kokainë dhe 1,000 euro.

Nga ana e Policisë, janë identifikuar blerës të shumtë, duke përfshirë disa banorë në krahinat e Treviso dhe Vicenza.

Artikulli paraprakKAPET ME MIJËRA EURO TË FALSIFIKUARA, POLICIA ITALIANE ARRESTON 42-VJEÇARIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërLU: LLALLA I KORRUPTUAR, U PËRPOQ TË PENGONTE REFORMËN NË DREJTËSI