Shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe u bë në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, ku vepronte në disa zona të Italisë.

Policia Italiane ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 22 persona, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.

Shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe u bë në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, ku vepronte në disa zona të Italisë, konkretisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia. Mediet italiane shkruajnë se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian.

Ndërsa Karabinierët e komandës së Ferrara-s, së bashku me kolegë nga Bolonia, Modena, Parma, Brescia, Mantova, Firence, Pisa dhe Pistoia ekzekutuan urdhrin për arrestimin e 22 personave, të cilët ndodhen në paraburgim.

Ndërkohë hetimet për këtë operacionin kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda e që më pas tregtohej në Itali.

Artikulli paraprakSKEMË MASHTRIMI ME VIZAT PËR NË KANADA, ARRESTOHET 30-VJEÇARJA E DËNUAR ME 4 VITE BURG
Artikulli tjetërVETTINGU, PROKURORI LUAN KALOCI REZULTON ME DEKLARIM TË RREMË PASURIE