Karabinierët e kompanisë së Riva del Garda kanë shkatërruar sot në mëngjes një bandë shqiptarësh, të drejtuar nga një serb, duke prangosur shtatë persona, ndërsa dy të tjerë janë në arrest shtëpie.

Të gjithë hetuarit akuzohen për krime kundër pronës, me grabitje e vjedhje kryesisht në Brescia, por edhe në Trento, Milano, Bergamo e Modena.

Objektiv i privilegjuar i bandës ishin dyqanet ku kishte slot machine dhe bankomatë, të cilat i çonin në vende të sigurta për t’i thyer, ndërkohë që në një rast, në qershor, u grabit një sipërmarrëse italiane, në Bresso të Milanos.

Nëntë të hetuarve iu janë provuar 20 vjedhje, nga të cilat 13 në dyqane publikë, 7 makina, të gjitha në muajt e fundit.

Artikulli paraprakSTUHIA GODET EVROPËN QENDRORE, NJË 14-VJEÇARE NDËRRON JETË NË SLLOVAKI
Artikulli tjetërKAPEN ADOLESHENTËT QË VIDHIN DYQANET