Policia italiane e Krotones në rajonin e Kalabrisë ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion antidrogë në disa disa komuna të këtij rajoni.

Gjatë këtij operacioni shkruajne mediat në Itali janë arrestuar 21 përsona.

Me urdhër të Antimafias italiane e të Prokurorisë së Katanzaros eshtë ekzekutuar shkatërrimi i një grupi trafikantësh droge si dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge e tipit kokainë, heroinë e marijuanë.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar droge. Pritete qe Prokurori e zonë së Katanzaros të zbardhë detajet e këtij operacioni