Kapen mbi 100 kg kokainë arrestohen 8 persona ndër to 2 Kolumbian. Një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori droge ditën e sotme në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku janë sekuestruar mbi 100 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e papërpunuar, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të arrestuar janë 6 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetas kolumbianë. Gjithashtu në aksionin ndërkombëtar të policisë janë zbuluar dhe sekuestruar ndër të tjera 3 kg lëndë narkotike e përpunuar, 3 ton përzierës, shuma të konsiderueshme parash si dhe armë zjarri. Mësohet se laboratori i drogës gjendej brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur dhe jofunksional që në vitet 1997, në zonën e Fushë-Labinotit, dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale. Dyshohet se në mesin e këtyre bimëve medicinale, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, transportohej edhe lëndë narkotike e cila më pas përpunohej në këtë laborator dhe më pas për t’u eksportuar drejt vendeve të Europës.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE