Policia greke ka asgjesuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë.

Rrjeti vepronte në Zakynthos, Pirgos dhe Athinë.
Policia ka sekuestruar sasi të ndryshme heroine, kokaine dhe kanabisi. U sekuestruan gjithashtu shuma në euro dhe në leke.

Sipas policisë kokaina shitej me një çmim 60 – 80 euro grami, heroina 10 euro grami, ndërsa doza e kanabisit caktohej në para.