Punimet e nisura rreth 1 vit më parë në projektin e njohur si “Rikonstruksion i bllokut të pallateve në Xhabije”, ku afati fillestar ishte 7 muaj, po zvarriten pavarësisht investimit të dhënë.

Banorët e lagjes Perash që preken nga ky investim i lënë përgjysmë, tregojnë se ka rreth 3 muaj që nuk punohet. Ndërkohë, banorët thonë se më parë kanë mbledhur firma për t’i hapur rrugë investimit të Bashkisë Shkodër, pasi sipas tyre u është premtuar se do të ndërtohet lulishte.

Afati i vendosur nga Bashkia Shkodër për përfundimin e punimeve në bllokun e pallateve në Xhabije ka thuajse 5 muaj që ka përfunduar, ndërsa asfaltim dhe rehabilitim të pjesshëm ka patur vetëm në njërë pjesë të lagjes. Muajt e fundit ka patur edhe një shtesë fondi për shpronësimin e ndërtesave që preken nga investimi, por punimet janë bllokuar duke i lënë vendin pluhurit.

Artikulli paraprakNGEC PROGRAMI BUXHETOR 2018-2020
Artikulli tjetërKALVARI PËR TËRHEQJEN E PENSIONEVE