CIGARE NË POLIKLINIKËN E SPECIALITETEVE, LOKALET “SIPAS QEJFIT”
Kamera e Star Plus ka vezhguar disa prej institucioneve publike, por edhe lokaleve ne Shkoder, per zbatimin e ligjit antiduhan, të shtunen, me 23 gusht, ne diten e pare te hyrjes se tij ne fuqi.

Meqenese dita e shtune eshte pushim zyrtar, ne Rektoratin e Univesristiteti Luigj Gurakuqi nuk ka njeri, e sigurisht qe nuk ka as njerez qe pine cigare.
Por ne Polikliniken e Specialiteteve ne Shkoder, pavaresisht dites se pushimit, nje ekip mjekesh dhe infermieresh specialiste kane dale ne pune per t’I sherbyer qytetareve qe vijne per t’u vizituar.
Ketu jemi ne shkallat mes katit te dyte dhe te trete te Poliklines Qendrore ne Shkoder e sikurse shihet qarte, ky qytetar nuk do t’ia dije per ligjin antiduhan.
Ironia behet me e forte kur cigarja pihet kaq lirshem ne nje institucion te shendetit public.
Po kaq kaotike eshte situata edhe ne lokalet e qytetit te Shkdores.
Ndersa nje pjese e mire e bizneseve te medha akomoduese, si hotelet dhe restorantet me te mira ne qender te qytetit, e kane zbatuar me rigorozitet ligjin antiduhan qe ne diten e pare te hyrjes ne fuqi, ne lokale te tjera, kryesisht te vogla, ne periferi por edhe ne qender te qytetit, pirja e duhanit ka vazhduar.
Sipas ligjit antiduhan, kompetencen dhe detyrimin per zbatimin e ketij ligji e ka polici I shtetit, polici bashkiak, inspektori I punes, inspektori I AKU-se, e sigurisht inspektori I shendetit public.
Por ku jane inspektoret e ngarkuar me zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”?
E shtuna e pushimit duket se I ka penguar edhe ata. Shefi I Higjenes ne Drejtorine e Shendetit Publik, Burim Gjyli I tha Televizionit Star Plus, se asnje inspector nga kjo drejtori nuk ka dale ne terren te shtunen. Sipas Gjylit, kjo drejtori ka bere nje pune paraprake per t’I sensibilizuar qytetaret, qe nje jave perpara. Por shefi I Higjenes thote se ata kane vendosur te mos fillojne menjehere me gjoba, edhe pse ligji e thote qarte se ndeshkimi minimal eshte 5 mije leke per duhanpiresin dhe 300 mije leke per subjektin qe lejon konsumin e duhanit.
Data 24 gusht 2014 u caktua nga Minsitria e Shendetesise per hyrjen ne fuqi te ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, te miratuar nga Kuvendi I Shqiperise qe ne vitin 2006 dhe te ndryshuar para dy muajsh nga qeveria.