Vetëm mendimi i të shkuarit te dentisti për të mbushur një dhemb mund të shkaktojë frikë.Por një studim i ri sugjeron se këtyre udhëtimeve të tmerrshme po i vjen fundi.

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të mbushur dhembët e dëmtuar – duke përdorur një medikament të sëmundjes Alzheimer, që ri-rrit dhëmbët. Mbushjet e krijuara nga njerëzit me produkte kalçiumi e silikoni mund të ndihmojnë përkohësisht mbylljen e hapësirave, por asnjëherë nuk rikuperojnë tërësisht dhembin, thonë ekspertët. Megjithatë, përdorimi i Tideglusib, i cili dikur përdorej për të trajtuar çrregullime neurologjike, mund të ofrojë një zgjidhje natyrale për të ngjitur dhembin. Kur krijohet hapësira, qelizat burimore në trup zhvillojnë një shtresë të holli materiali, njohur si dentina. Dentina ndihmon për ta mbyllur atë por nuk riparon një zgavër tërësisht në mënyrë efektive – në vend të kësaj, e ndalon të shpërbëhet tërësisht. Studiuesi nga Kolegji Kings i Londrës zbuluan se medikamenti ndihmon në stimulimin e dentinës në sasi mjaftueshëm të mëdha për të luftuar hapësirat. Metoda e re gjithashtu ul rrezikun e infeksioneve, që shkaktohen shpesh herë nga mbushjet.