Një shkëndijë elektrike ka në një automjet tip “Benz”, ka shkaktuar edhe djegien e garazhit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush, në familjen Tahiri.

Mësohet se si pasojë e zjarrit në garazh kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi të cilat kanë provokuar shtimin e intensitetin të zjarrit.

Familjarët pasi kanë parë flakët, lajmëruan zjarrfikësit e Bashkisë Vau Dejës, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Në ndihmë të tyre shkuan edhe dy zjarrfikëse nga Shkodra, të cilat fikën zjarrin.

Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Artikulli paraprakDENONCOI ZV/ MINISTRIN PËR PLAGJIATURË, EMEROHETNE VEND TE TIJ
Artikulli tjetërTAHIRI NË KONFERENCË PËR SHTYP: SOT KAM DISA GJËRA PËR TË THËNË