Një masiv shkëmbor rrezikon të shkëputet nga kodra e kalasë së Lezhës.
Shkëmbinjtë ndodhen fare pranë rrugës që të çon në këtë objekt historik si dhe në lagjen sheher, dhe pritet që nga momenti në moment të bien në rrugë.

Guret janë shkëputur, duke u kthyer në rrezik serioz për jeten e kalimtareve, por më shumë të rrezikuara janë dy familje që jetojnë aty pranë. Qytetarët thonë se: Lëvizja në këtë zonë është mjaft e frikshme përshkak të gureve, ndërsa kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë.

Problematika është e njohur edhe për Bashkinë Lezhë.Pëgjegjësi i Emergjencave Civile në këtë njesi vendore, Zaim Keçi, thotë se: Do të kërkohet mbështetja e forcave xhenjere, pasi bashkia nuk ka kapacite dhe logjistike për ndërhyrje të tilla.

Guret në këtë zonë vijojnë të jenë kërcënim prej disa kohesh, ndërsa autoritet përgjegjëse vijojnë të heshtin, duke injoruar rrezikun që i kanoset banorëve të zonës, por edhe vizitorëve që vijnë për të vizituar kalanë.

Artikulli paraprakPIKASET KUFOMA E MBYTUR, DYSHIMET E POLICISË
Artikulli tjetërRRËFIM – ISMET HOXHA