Era e fortë i ka marrë jetën një të moshuari në Vlorë. Një vetratë xhami është shkëputur nga një pallat dhe i ka rënë në kokë një kalimtari 67-vjeçar. Incidenti ndodhi rreth orës 12:50 në lagjen ’28 Nëntori’, në afërsi të Kishës Ortodokse në Vlorë, ndërsa pak pasi u transportua në spital burri ndërroi jetë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima është shtetasi me inicialet R.K. Policia e Vlores gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike. Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, BLLOKOHET TRANSPORTI DETAR NË PORTIN E DURRËSIT
Artikulli tjetërMOSKUJTIMI I RRËZIMIT TË DIKTATORIT, PD TËRHEQ LIGJIN PAS KRITIKAVE