Këtë të premte qyteti i Shkodërs është gjallëruar nga urimet, mesazhet, lulet dhe atmosfera festive në ditën e gruas. Festa e 8 marsit ka bashkuar gra dhe vajza të qytetit të Shkodrës në festime dhe takime të shumta.

Në rrugët kryesore të qytetit mbizotëronte aroma e lule mimozave, tashmë të kthyera në simbolikë të 8 marsit. Gratë dhe vajzat kanë uruar këtë festë përmes Star Plus, duke shpresuar që shoqëria të vlerësojë rolin e femrës gjatë gjithë vitit e jo vetëm në një ditë të caktuar.

8 marsi është kthyer në një nga datat më të rëndësishme për gratë shqiptare. Prej vitesh, përmes kësaj feste janë pritur dhe janë përcjellur mesazhe sensibilizuese mbi trajtimin e duhur të femrave, si një nga alternativat për të forcuar rolin e femrës në shoqërinë shqiptare.