Ka përfunduar rikualifikimi i sheshit para gjimnazit “28 nëntori” në qytetin e Shkodrës. Shtresa asfaltike ka shënuar fundin e punimeve në një zonë mjaft të frekuentuar në qytetin e Shkodrës.

Ndërhyrja nga Bashkia Shkodër ka zgjidhur problemin e kanalizimeve të ujrave të bardha me vendosjen e kunetave por edhe lidhjen me kolektorin kryesor për shkarkimin.Bardha Jukni, specialiste e Sektorit të

Infrastrukturës në Bashkinë e Shkodrës thotë se pas rikualifikimit të sheshit, ai do të jetë në shfrytëzim jo vetëm të nxënësve e mësuesve të gjimnazit historik “28 nëntori”, por edhe të qytetarëve në një shesh që frekuentohet në çdo stinë të vitit.

Ndërhyrja në këtë zonë, është realizuar në kuadër të planit të përvitshëm të Bashkisë së Shkodrës për riparimin e infrastrukturës rrugore.

Artikulli paraprakBASHKIA, RIKONSTRUKSION NË RRUGËN “KACELEJ”
Artikulli tjetërVIKTOR MARTINI: ZGJOHUNI, PARTITË JU KANË SHKATËRRUAR