E gjithë krijimtaria e kompozitorit të madh shqiptar Agim Krajka erdhi përmes një shfaqjeje në Shkodër. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit solli pjesë kryesore të krijimtarisë në Shkodër në shfaqjen e quajtur “Të gjithë e duan Agim Krajkën”.

Disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare përformuan këngët më të njohura të Krajkës, i shpallur “Nderi i Kombit”

Mbrëmja u shoqërua jo vetëm me këngët më të mira por edhe me vallet si dhe pjesët e kompozuara në disa prej filmave shqiptar më të dashur për publikun.

Një mesazh Agim Krajka ka për brezin e ri të artistëve të cilët futen në fushën e artit dhe kulturës ende pa u shkolluar.

Agim Krajka dhe trupa e teatrit kombëtar të operas dhe baletit morën duartrokitjet e publikut shkodran në një natë që për të gjithë do mbetet e paharruar.

Artikulli paraprakRIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT TË PALLATEVE NË XHABIJE
Artikulli tjetërLEZHË, RREZIKU NGA MBETJET SPITALORE